Rezidence e re vilash, nje nga projektet me te reja, e cila ka një vendodhje shumë të mirë, në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër, vetëm 1.2 km nga Liqeni i Farkes dhe 3.6 km në vije ajrore nga qendra e Tiranes. Kompleksi rezidencial modern ndodhet vetem 600 m nga zona e Saukut, me akses direkt ne rrugen lokale, afer rruges së “Elbasanit” dhe shumë pranë Liqenit Artificial etj.Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash si dhe afer me “Tirana International School”, Shkollen Greke “Arsakeio”, “New York Schools” Tirana – International Maarif Schools of Albania, “World Academy” dhe me akses të lehtë me fshatrat piktoreske perreth.
Rezidenca është unike bashkëkohore në llojin e saj, ku gjelbërimi, kopshtet dhe hapësirat publike zënë një përqindje të konsiderueshme të sipërfaqes së truallit. Rezidenca do të ofrojë punime shumë silësore, arkitekturë moderne, me dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit shumë të mirë, standart të lartë jetese, komoditet, ambiente rekreative, administrim 24 orë, sherbime mirëmbajtjeje etj. Projekti është projektuar në harmoni me natyren e cila ju jep mundësi banorëve të jetojnë shëndetshëm në privatësi dhe të shijojnë peisazhet dhe oborret e gjelbëruara.
Per me shume informacion rreth kompleksit te vilave klikoni linkun: https://www.inf-93.com/objekte-te-re…-farke-e-vogel