Magazina ndodhet në një pozicion të shkëlqyer pranë rrugës kryesore, duke lehtësuar hyrje-daljet e trajlerëve. Trualli ka një sipërfaqe prej 2330 m², ndërsa ndërtimi prej 1630 m² ndahet në 4 hapësira: magazina e parë është 300 m² me lartësi 7 m, magazina e dytë 290 m² me lartësi 3.5 m, ndërsa magazina e tretë dy kateshe përbëhet nga kati i parë me 477 m² dhe kati i dytë me 567 m², me lartësi përkatësisht 4 m dhe 6 m. Pronësia është e rregullt me dokumentacion hipotekor. Për më shumë informacione ose për të vizituar pronën, na kontaktoni!