• Downtown One është një ndërtim 37 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë, multifunksional, i pozicionuar në zemër të Tiranës.
Objekti, i cili do të jetë ndërtimi më i lartë në Shqipëri me një lartësi prej 144m, do të jetë plotësisht funksional në vitin 2024.
• Hapësira e biznesit shtrihet në 11 kate dhe ofron ambjente bashkëkohore për kompanitë e mëdha ose bizneset e vogla që dëshirojnë të reflektojnë prestigjin e Downtown One. Hapësirat e biznesit janë lehtësisht të përshtatshme në varësi të kërkesave të biznesit tuaj për zyra, salla mbledhjesh e ambjente të tjera pune. Në një distancë të shkurtër nga gjithë institucionet kryesore dhe me parkim të garantuar, një zyrë në Downtown One do të jetë investimi më i vlefshëm për zhvilimin e biznesit tuaj dhe imazhit të tij.
Zyrat me nje siperfaqe totale 1150 m2 jane te ndara ne 3 planimetri perkatesisht :
-planimetria 1 disponon nje sip. 501.03m2 total , Neto 309.64 m2 /
-planimetria 2 disponon nje sip. 362.69m2 totale, Neto 287.85 m2 /
-planimetria 3 disponon nje sip. 287.08 m2 totale, Neto 227.84 m2 /
Zyrat eshte mundesia te jene open space si dhe kemi mundesi per te shtuar me shume m2 ne te njetin kat.
– Recepsion i dedikuar për zonën e biznesit.
– Sistem qëndror ngrohje-ftohje-ventilim.
Per me shume informacion na kontaktoni !