Zbuloni një mundësi të shkëlqyer për jetesë ose investim me këtë apartament 1+1, i vendosur në katin e 5-të të një pallati modern me ashensor. Me një sipërfaqe totale prej 57 m² dhe sipërfaqe të brendshme 51 m², ky apartament ofron një ambient komod dhe funksional.
Karakteristikat e apartamentit:
♦Organizimi: Dhomë ndenjeje e ndriçuar dhe e hapur, e lidhur me kuzhinën, një dhomë gjumi me garderobë të integruar, si dhe një tualet me dritare për ajrosje dhe ndriçim natyral.
♦Orientimi: Jug-Lindje, duke garantuar dritë natyrale gjatë gjithë ditës.
♦Gjendja: I sapo investuar dhe i pa banuar më parë.
♦Dokumentacioni: Disponon çertifikatë të rregullt pronësie, duke e bërë këtë ofertë të besueshme dhe të sigurt.
♦Pozita: Lokacioni strategjik, shumë pranë Pazarit të Ri, e bën këtë apartament një zgjedhje të preferuar për ata që kërkojnë akses të lehtë në shërbime dhe aktivitete urbane.
Çmimi: 155,000€
Mos hezitoni të na kontaktoni për më shumë informacion dhe për të planifikuar një vizitë! Ky është momenti për të bërë investimin tuaj të ardhshëm!