Turquoise Marina është ndër projektet më të mëdha, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit, i pozicionuar në Hamallaj, në zonën e Gjirit të Lalëzit.
• Vila T2:
Vila ka sipërfaqe fizike 155 m², e cila organizohet në:
Kati i parë: në ambientin e ngrënies, këndi i gatimit & kuzhina, të dyja ambiente të aksesueshme në verandë. Në të njëjtin kat ka edhe një tualet dhe nje dhomë gjumi.
Kati i dytë: është i organizuar në dy dhoma gjumi, ajo matrimoniale me dalje në verandë, dhoma e gjumit e fëmijëve dhe një tualet. Kati nëntokë i kësaj vile mund të shfrytëzohet si ambjent teknik.
• Specifikime teknike:
Sipërfaqe e brendshme: 155 m²
Sipërfaqe nëntokë: 155 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 2.62 m²
Sipërfaqe verande: 35.70 m²
Sipërfaqe parcele: 497.23 m²
• Me një sipërfaqe totale prej 350’000 m² (35 ha) dhe sipërfaqe ujore 38’400 m²
• Distanca nga Tirana është 40 Km, 35 km nga Aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza” dhe 23 km nga Porti i Durrësit.
• Turquoise Marina ofron cilësi të lartë të përcaktuar nga EUROKOD, me respektim rigoroz të 10 standardeve evropiane për projektimin strukturor.
• Kompleksi ofron termoizolim, teknologji të lartë, siguri të plotë me sistem dixhital si dhe një arkitekturë moderne dhe shumë funksionale.
• Shërbimet: Aquapark, Pishinë, Port Detar, Bar, Restorant.
• Facilitete: Plazh Privat, Ankorim per varka, Parkim i dedikuar, Korsi biçikletash, Ambiente sportive.
• Brenda kompleksit do të jetë e aksesueshme lëvizja tokësore për mjetet motorrike, ndërsa nga uji lëvizja do të mundësohet nëpërmjet varkave dhe motorrvarkave, gjithashtu edhe biçikleta uji.