♦Ky apartament 1+1 ne shitje ofron një ambient tërheqës dhe komoditet për banim në një nga zonat më të kërkuara të Tiranes. Gjendet në një ndërtesë të re në katin e pestë, me ashensor, duke siguruar qasje të lehtë dhe komode për banorët. Një nga veçoritë kryesore të kësaj prone është pamja e saj e mrekullueshme nga Kopshti Botanik, duke ofruar dritë natyrale ne të gjitha ambientet e saj.
♦Apartamenti është organizuar me kujdes dhe inteligjencë funksionale, duke përfshirë një sallon të rehatshëm, një kuzhinë moderne, një zonë të veçantë për ngrenie, një dhomë gjumi dhe një tualet. Është arreduar me stil nga një arkitekt i specializuar në harmonizimin e ngjyrave dhe detajeve për të krijuar një ambient të ngrohtë dhe të modernizuar.
♦Me një sipërfaqe bruto prej 48 m2 dhe siperfaqe neto prej 43 m2, apartamenti ofron hapësirën e duhur për një stil jetese të përshtatshëm. Përfiton nga orientimi jug-lindje, i cili e bën të ndriçojë gjatë gjithë ditës. Po ashtu, ka një akses të lehtë dhe të shpejtë drejt Liqenit Artificial të Tiranes, duke e bërë vendndodhjen e tij edhe më të pëlqyer për ata që e vlerësojnë qetësinë dhe bukurinë e natyrës.
♦Apartamenti është i sapo investuar dhe i pa banuar më parë, duke siguruar një mundësi të shkëlqyer për të filluar një jetë të re në një ambient të ri. Gjithashtu, disponon certifikatën e pronësisë, duke e bërë një zgjedhje të sigurtë për investimin tuaj të ardhshëm.
Çmimi i kësaj prone është 131,000 euro.