Apartamenti ka siperfaqe 125.3m² dhe organizohet ne:
nje sallon te bollshem sebashku me ambientin e gatimit me dalje ne ballkon,
dy dhoma gjumi ku matrimoniaja eshte me tualet me vete
nje tualet i perbashket.
Apartamenti ndodhet ne nje pallat ne ndertim ne faze grope. Godina e propozuar është konceptuar si një objekt i zhvilluar në vertikalitet. Objekti, në 2 katet e para zhvillohet me ambjente shërbimi në formën e zyrave dhe ambjenteve tregtare.
Katet e mesipërme do jenë banesa duke ofruar apartamente nga konfigurimet më të ndryshme me hapsira të bollshme. Fasada e objektit synon të ketë një simetri në grid-in e tij, për t’u lehtësuar nga një hapje në katin e katërt, të cilat në konturimin e objektit në vetvete lehtësohen nga përdorimi i elementit të xhamit.
Per me shume informacione na kontaktoni.