Apartament në shitje-Farmacia 10, Arlis Ndërtim, Tiranë
Farmacia 10 është një godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 2, 8, 9, 10 dhe 12 kate me 2 kate parkim nëntokë. Objekti është i pozicionuar në lindje të qytetit të Tiranës, në një prej rrugëve kryesore të saj, në Rrugën e Dibrës, pranë Unazës. Kjo zonë po zhvillohet me hapa të shpejtë, sidomos vitet e fundit, si një zonë rezidenciale me të gjitha facilitetet dhe shërbimet që shoqërojnë qëndrat e banuara.
Apartamenti ka sipërfaqe totale 127m2, sipërfaqe të brendshme 108.5m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 18.5m2. Hapësira e brendshme e apartamentit është e organizuar në 2 dhoma gjumi, sallon-kuzhinë, tualet dhe ballkon. Ndodhet në katin e katërt të një godine të përfunduar.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!
Tel.0698888677