Urban Peak Residence, projekti më i ri me një pozicion strategjik, fare pranë qendrës së Tiranës, në rrugën “Myslym Shyri”. Godinë e konceptuar me 12 kate, lartësi që vjen duke u shkallëzuar prej katit të katërt. Në aspektin arkitektonik, sfazimi në pjesën veriore dhe lindore të objektit do të mundësojë zhvillimin e tarracave dhe verandave të gjelbëruara. Urban Peak Residence është konceptuar për të qenë një godinë me koeficent të lartë sigurie ndaj tërmeteve. Cilësia e ndërtimit të kësaj godine reflektohet në të gjithë komponentët e saj, si: fasada e ventiluar, xhamat termikë, izolimi akustik vertikal dhe horizontal, sistemi i kafazit i pajisur me derë antizjarr, kondicionim/aspirim, gjelbërim.
Objekti është I organizuar në : 3 kate parkimi nëntokë, 1 kat shërbimesh, me lartësi 5m, 1 kat zyra, me lartësi kati 3.4m, 10 kate banim ,me lartësi 2.8m.
Apartamenti ne shitje ka siperfaqe totale 127.5m2, siperfaqe te brendshme 111.07m2 dhe siperfaqe te perbashket 16.43m2. Apartamenti eshte i organizuar ne ambjent ndenje-gatimi-ngrenie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkon. Apartamenti ndodhet ne katin e dytë. Posedojme opsione te ndryshme me tipologji 2+1 me siperfaqe te ndryshme dhe ne kate te ndryshme. Apartamenti ka mundesi blerje te nje posti parkimi me cmim extra.
Cmimi i shitjes 4000 Euro/m2.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!