Vila ndodhet në ”Roses Residence”, pranë Liqenit të Farkës.
• Informacion mbi Vilën B-7:
Truall……………….. 150.8 m²
Kati -1 ……………… 56.5 m²
Kati përdhe ……… 81.1 m²
Shkallët ……………… 5.1 m²
Kati i parë ………… 87 m²
Verandë ………….. 84.1 m²
TOTAL …………… 313.8 m²
• Organizohet si vijon:
-Kati nëntokë: do të vendoset ambienti teknik, lavanderia dhe ambientet e lojrave.
-Kati përdhe: në hyrje në të majtë të korridorit ndodhet tualeti, në të djathtë është hyrja për në dhomën e ndenjes, në fund të saj ndodhet tavolina e ngrënies dhe kuzhina, të cilat kanë akses me ambientet rekreative në oborrin privat.
-Kati i parë: ndodhen 3 dhoma gjumi: dhoma matrimoniale e cila përmban garderob dhe tualet si dhe dy dhoma për fëmijë (të cilat kanë një tualet të përbashkët në korridor).
Me shkallët që përshkojnë të treja katet e vilës krijohet mundësia për të shijuar verandën, një ambjent shplodhës me të gjitha kushtet e nevojshme.
-Në tarracë do të montohen panele diellore të cilët do te rrisin kursimin e energjisë.
• Cilësia e Ndërtimit:
– Materiali i përdorur për muraturën do jetë tullë e plotë dekorative, e cila do të vendoset në pjesën e jashtme të perimetrit.
– Për termoizolimin do të përdoret poliretan kundër zjarrit dhe në brendësi do të përdoret tullë e lehtësuar me vrima.
– Shtrimi në ambientet e brendshme do të realizohet me parket, ndërsa tualetet do të shtrohen dhe vishen me pllaka dhe dizajne bashkekohore.
– Vetratat do të jenë triple-xham të cilat do të sigurojnë eficencë termike dhe akustike.
– Instalimet elektrike & hidraulike do të realizohen me materiale bashkëkohore dhe të certifikuara nga BE.
Për informacion më të detajuar dhe vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!